Inflacioni

Written on 6:14 AM by Author


Inflacioni përbën një ndër sëmundjet më të rënda makroekonomike dhe konsiderohet si një problem shqetësues për ekonominë në tërësi dhe për firmat dhe konsumatoret në veçanti.
Me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.

Me ngritjen e nivelit të përgjithëshem të çmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre.

Krahas inflacionit, me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet e deflacionit dhe të desinflacionit.

Deflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës parardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion negative.

Desinflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare,por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake. Pra gjatë periudhave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.

Llojet e Inflacionit:
Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori:

Inflacioni i moderuar
Inflacioni galopant
Hiperinflacioni

Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë sepse në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar.Në një periudhë inflacioniste jo të gjitha çmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejtin ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjetër ndryshime në nivelin e çmimeve relative të mallrave dhe të shërbimeve. :

- inflacioni çon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullësisë.

- inflacioni çon në një alokim joefiçient të burimeve të prodhimit.

If you enjoyed this post Subscribe to our feed

No Comment

Post a Comment