Perkufizimi i Ekonomisë

Written on 9:32 AM by Author

  • Emërtimi ekonomia vjenë nga fjala greke dhe përbëhet prej dy fjalëve:
    • Oiko, që nënkupton shtëpinë, ekonominë shtëpiake dhe
    • Nomos,që nënkupton rregullim, rend, ligj, normë parim në punën e ekonomisë shtëpiake.
  • Ksenofoni me ekonomi kuptonte shkathtësinë e udhëheqjes së ekonomisë shtëpiake.
  • Aristoteli, me ekonomi kuptonte shkathtësinë e prokurimit të të mirave për jetesë dhe të dobishme për shtëpi ose shtet.
  • Shkencat ekonomike gjithnjë e më shumë po bëhen të rëndësishme.
  • Prodhimtaria materiale sot duhet t’i përgjigjet të mirave materiale dhe shërbimeve bashkëkohore për plotësimin e nevojave të njerëzve, ku:
    • Nevojat janë të pakufizuara,
    • Mundësit e kufizuara
  • Në kohën bashkëkohore nevojat e njerëzve ditë e për ditë shtohen, që njëherit përcakton edhe objektin e studimit të ekonomisë..
  • Qëllimi i fundit i çdo ekonomie është ngritja e forcave prodhuese
  • Ekonomia duke prodhuar të mira materiale të tashme, duhet të krijojë bazë materiale (begati të prodhuar) edhe për gjeneratat e ardhshme.
  • Duke sublimuar të gjitha ato që u cekën më sipër mund të definojmë edhe ekonominë. Kështu, pra “ekonomia studion atë si i shfrytëzon shoqëria resurset e pakëta që të prodhojë mallra me vlerë dhe ato t’i shpërndajë në mes njerëzve të ndryshëm.
  • Në kuptimin e plotë të fjalës ekonomia është disiplinë shkencore, e cila studion realitetin e gjithmbarshëm ekonomik dhe në vete ngërthen:
    • Sistemin ekonomik dhe
    • Politikën e zbatuar ekonomike
  • Sjelljen e agjentëve ekonomik e përcakton sistemi ekonomik i një vendi. Pozita e subjekteve ekonomike është krejt tjetër në:
    • Sistemin bogjes ekonomik-ekonominë e tregut dhe
    • Sistemin e ekonomisë me plan dhe të dirigjuar.
  • Për kah lënda e shqyrtimit, ekonomia ndahet në:
    • Mikroekonomi, e cial studion treguesit në nivel të subjekteve ekonomike siç janë: të hyrat e ndërmarrjes, investimet, punësimi, shpenzimet e prodhimit, tregu, çmimet etj. dhe
    • Makroekonomi, e cila studion funksionimin e ekonomisë në nivel kombëtar (të vendit), duke analizuar treguesit e gjithmbarshëm makroekonomik, si: Bruto produktin shoqëror (BPSH), produktin Shoqëror (PSH), të ardhruat kombëtare (TK0, investimet (I), Ppnësimin (P) etj.
  • Sipas ekonomisë klasike borgjeze të gjithë faktorët e prodhimit klasifikojhen në tri grupe kryesore:
    • Puna, ku përfshihet aftësia mendore dhe fizike e njeriut për të punuar dhe krijua ndonjë të mirë materiale, apo për të kryer ndonjë shërbim,
    • Toka, e cila përfshin resurset natyrore të të gjitha llojeve, nëntokësore dhe mbitokësore e që shërbejnë si parakushte dhe kushte të zhvillimit dhe
    • Kapitali që përbëhet nga begatia e prodhuar, që nga aspekti ekonomik përbëhet nga fondet kryesore (pajisjet, makineritë, ndërtesat etj.) dhe nga fondet xhiruese (rezervat, prodhimet e gatshme, prodhimi në proces, lëndët e para etj.).
  • Gama e faktorëve të prodhimit është rritur varësisht nga ngritja e forcave prodhuese.
  • Të gjtihë faktorët bashkëkohor të prodhimit Samuelson i klasifikon në tri grupe kryesore, pa maarrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit, e që janë:
    • Ç’duhet prodhuar? Cilin lloj dhe çfarë sasie të prodhimit)
    • Si të prodhohet? (kush t’i prodhojë, me çfarë resurse dhe me cilën mënyrë teknologjike) dhe
    • Për kë të prodhohet? Kush do t’i përvetësojë të mirat materiale, përkatësisht si do të shpërndahen ato midis klasave të ndryshme?
  • Këto tri dimensione paraqesin problemin qendror të ekonomisë, zgjidhja e të cilave varet nga sistemi dhe niveli i zhvillimit të forcave prodhuese, përkatësisht nga zgjidhja e:
    • Inputeve (hyrjeve) dhe
    • Outputeve (daljeve) ekonomike
  • Në këto tri elemente mbështetet e tërë ekonoia e një vendi, qoftë kur është fjala për ekonominë e tregut të lirë, qoftë për ekonominë me plan dhe të dirigjuar.

If you enjoyed this post Subscribe to our feed

No Comment

Post a Comment